Politike

VD-Pjesmarrja e qytetarëve në protestë, Berisha: S'mbetem zemërthyer, kam mbajtur fjalim dhe me 50 vetë

Berisha falenderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë si dhe tha se numri i personave në Bulevard u tejkalua.

8 Korrik 2022, 12:24 Nga A.B
VD-Pjesmarrja e qytetarëve në protestë, Berisha: S'mbetem
Sali Berisha

TIRANË- Protesta e djeshme sipas kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës ishte një sukses. Në nisje të konferencës me gazetarët, Berisha falenderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë si dhe tha se numri i personave në Bulevard u tejkalua. Po ashtu, ai u shpreh se nuk e ka problem se sa njerëz kanë dalë në protestë pasi në të shkuarën ka mbajtur fjalim dhe para 50 personave. 

'U tejkalua, nuk mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, se ka njerëz. Unë kam vlerësim, kam mbajtur fjalim për 50 vetë sikur kanë qënë 50 mijë, i respektoj, se isha i vetëdijshëm se ata që dalin po dalin për mision. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll