Politike

“Evropa e sëmurë si Putin”/ Ambasadorja franceze-Ramës: Situata nuk është edhe aq e keqe

Ajo tregon se nuk është pak që 27 vendet anëtare të BE-së të saksionojnë Rusinë dhe t’i përgjigjen sulmit në këtë mënyrë.

8 Korrik 2022, 11:19 Nga F.M
“Evropa e sëmurë si Putin”/ Ambasadorja
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq

TIRANË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka komentuar deklaratat e thëna më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka konsideruar Evropën më të sëmurë se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Në një intervistë për emisionin “Log” në Abc, Barsacq u shpreh se situate nuk është edhe aq e keqe në vendin tonë. Ajo tregon se nuk është pak që 27 vendet anëtare të BE-së të saksionojnë Rusinë dhe t’i përgjigjen sulmit në këtë mënyrë.

“E kujtoj shumë mirë shprehjen që u tha në atë moment. Ishte gjatë konferencës së shtypit që pasoi takimin e 6 vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me 27 anëtarët e BE-së. Këto janë shprehjet e tij, është i lirë. Unë mendoj se kur kemi 27 vende anëtare që nuk janë pak, që me vullnet të njëjtë miratojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe pranojnë në fund tu mbyllet rubineti i gazit dhe thonë “Ok, po ndalojmë edhe naftën ruse”, unë mendoj se situata nuk është edhe aq e keqe,”- tha Rama.

Rama ka krahasuar më herët gjendjen shëndetësore të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin me atë të Evropës. Lidhur me lajmet që qarkullojnë në media se Putin është sëmurë dhe vuan nga sëmundje vdekjeprurëse, Rama shprehej nga Brukseli se në fakt, situate e Evropës nuk është më e mirë.

elisabeth barsacq

Sondazh

Poll