Politike

Atentati ndaj ish-kryeministrit Japonez, Meta: Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal

Meta kërkon dënimin e merituar për autorin e ngjarjes. 

8 Korrik 2022, 11:36 Nga DOSJA
Atentati ndaj ish-kryeministrit Japonez, Meta: Dënoj me forcë aktin e
Ilir Meta dhe Shinzo Abe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u vra me armë zjarri nga një 40-vjeçar gjatë fushatës elektorale. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social, Meta shprehet se është i tronditur nga akti i rëndë kriminal që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore. Meta kërkon dënimin e merituar për autorin e ngjarjes. 

POSTIMI I METËS:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar! Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!

ilir meta atentat ish-kryeministrit japonez shinzo abe

Sondazh

Poll