Politike

Rama inspekton punimet në Shtëpinë e Pavarësisë, si ish-deputet i qarkut i bën një ‘dhuratë’ Vlorës

Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyer me 8 milionë dollarë. Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.

8 Korrik 2022, 10:27 Nga e.k
Rama inspekton punimet në Shtëpinë e Pavarësisë, si
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar punimet që po kryhen në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, një park që lidh pjesën e bredshme të qytetit me Lungomaren. Gjatë inspektimit të kryer Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë por si gjithmonë nuk kurseu as kritikat.

Kryeministri si ish deputet i Qarkut duket se do t’u bëjë një dhuratë vlonjatëve pasi premtoi se do të realizojë vetë një seri seri me pllaka bronzi ku do të shkruhen emrat e të gjithë personave të shquar që kanë firmosur deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të cilat do të pajisen me drita, që emrat e tyre të ndriçojnë gjatë natës.

“Do bëj unë me Dulen një seri me pllaka bronzi që janë të gjithë emrat e atyre që janë firmosur pavarësinë. Çdo pllakë ka një emër, emrat janë të çarë tej për tej pllakës, vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do jetë me emrat e tyre që do ndryshojnë, do jetë shumë bukur. Do jenë si fushë me xixëllonja gjithë shkrimtarët e pavarësisë”, tha Rama.

Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyer me 8 milionë dollarë. Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.

vlore edi rama

Sondazh

Poll