Politike

VD-'SPAK të veprojë'/ Kryemadhi: Protesta tregoi se qytetarët kanë kuptuar grabitjen që po u bëhet

Kryemadhi iu drejtua me një thirrje SPAK që të veprojë, pasi qeveria po u grabit shqiptarëve 80 milionë euro në ditë. 

8 Korrik 2022, 11:12 Nga A.B
VD-'SPAK të veprojë'/ Kryemadhi: Protesta tregoi se
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme se protesta e djeshme, vërteton se qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar se qeveria po i grabit. Duke folur për mediat në lidhje me evazionin fiskal, Kryemadhi iu drejtua me një thirrje SPAK që të veprojë, pasi qeveria po u grabit shqiptarëve 80 milionë euro në ditë.  

'Dëgjojmë se ka filluar hetimi dhe është konstatuar mashtrimi e qeveria shqiptare ka vijuar deri në vitin 2021 për inceneratorin e Fierit. Janë kaq të pastra në dritën e diellit. Pjesmarrja në protestë tregon se qytetarët kanë filluar të kuptojnë grabitjen që u bëhen çdo ditë, qeveria u ka grabitur dhe identitetin, duke vendosur njerëz të pafajshëm. Cdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës, i bëj thirrje SPAK që të mos e zgjasë më, se qytetarëve shqiptarë u grabiten së paku 80 mln euro në ditë. '- deklaroi Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll