Politike

VD-Protesta/ Berisha: Nuk del njeri në kulmin e vapës, në një korrik të paparë, dolën për atdheun e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qytetarët dolën për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

8 Korrik 2022, 12:00 Nga A.B
VD-Protesta/ Berisha: Nuk del njeri në kulmin e vapës, në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qytetarët shqiptarë nuk dolën në protestë për të por për atdheun e tyre. Gjatë konferencës së sotme, Berisha u shpreh se nuk del njeri në mes të vapës në një muaj korriku shumë të nxehtë. Sipas tij, Berisha tha se qytetarët dolën për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

'Falenderoj protestuesit, qytetarë pa parti, anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike, për pjesmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë. Në protestën e datës 7 korrik e cila në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjeshtë një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz burra e gra të rinj e të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca nuk është e jashtëzakonshme por është nukleare, ju them njerëzore dhe nukleare. Sot, shqiptarët në këtë udhëkryq të rrezikshëm që gjendet vendi, u ka ardhur shansi dhe rasti që të bëhen misionarë për shpëtimin e Shqipërisë. Aty, ata ishin dhe i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre. Nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë të protestojë pse e thërret një njeri, të gjithë ata i thërret vendi. I thërret dheu i tyre. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll