Politike

VD-Kryemadhi: Ibrahimaj pranoi evazionin fiskal të 500 kompanive, pse s'janë audituar inceneratorët?

Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorise se Posacme që të mos zgjase hetimet per inceneratorët dhe kompanitë që kane kryer evazion fiskal, pasi shqiptareve po u zhvaten 80 mijë euro çdo ditë.

8 Korrik 2022, 11:08 Nga A.B
VD-Kryemadhi: Ibrahimaj pranoi evazionin fiskal të 500 kompanive, pse
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme se tashmë Ministria e Financave e ka pranuar atë që ajo quan afera e inceneratorëve dhe evazionin fiskal që është bërë nga kompani të ndryshme aty. Kryemadhi ka ngritur pyetje per ministren e Financave, Delina Ibrahimajn pasi ditën e djeshme në Kuvend ajo tha për herë të parë se nuk janë vetem 24 kompani sa ka denoncuar LSI, që kanë kryer evazion fiskal me inceneratoret, por janë 500 kompani qe jane konstatuar qe ne 2018 nga hetimi tatimor

Gjatë deklaratës për mediat, Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorise se Posacme që të mos zgjase hetimet per inceneratorët dhe kompanitë që kane kryer evazion fiskal, pasi shqiptareve po u zhvaten 80 mijë euro çdo ditë. Ajo u shpreh se qeveria e Edi Ramës është kapur me presh në dorë, në rastin e inceneratorëve. Kryemadhi thotë se Rama duhet të tregojë se ku janë investuar 128 milionë euro të dhëna për inceneratorin e Tiranës.

DEKLARATA E KRYEMADHIT:

Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Ministrja dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla që kryejnë evazion fiskal, unë kam vetëm një pyetje për ministren (Delina Ibrahimaj), a ka audituar ajo inceneratorët e Fierit, Tiranës, Elbasanit? Nëse këto kompani kanë bërë evacion që në 2018, a ka pasur një hetim deri në përfundim. Kam një pyetje për Edi Ramën, pronarin e vërtetë të inceneratorëve, cili është investimi që është bërë në inceneratorin e Tiranës, ku u zhdukën 128 milionë euro që ti ke deklaruar? Ajo që ne shohim është vetëm kapanon për jonxhë, dhe ca rrugë të ngushta që janë shtruar. 

Pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës në protestë, tregon se kanë kuptuar grabitjen që po iu bëhet çdo ditë. I bëj thirrje SPAK, që çdo ditë që zgjatet afera e inceneratorit të Tiranës, janë 80 mijë euro më pak në buxhetin e shtetit. Vepra penale e koncensionit të paligjshëm, Erion Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit. 

monika kryemadhi evazioni fiskal

Sondazh

Poll