Politike

VD-'Firmose, vodhe, në qeli do shkosh'/ Berisha: Ligji i parë që do vendosë PD do jetë heqja e amnistisë

Berisha u shpreh se kush do të vjedhë do të shkojë në burg sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. 

8 Korrik 2022, 12:00 Nga A.B
VD-'Firmose, vodhe, në qeli do shkosh'/ Berisha: Ligji i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kur të vijë partia e tij në pushtet do të miratojë ligjin e amnistisë. I pyetur nga gazetarët për sloganin 'Boll vodhe ik', Berisha u shpreh se kush do të vjedhë do të shkojë në burg sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. 

' Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër dhe kjo nuk përbën asnjë amnisti, unë kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashtrimi. Ky ligj do të jetë një nga më të parat që do të vendosë PD. Firmose vodhe në qeli do shkosh, një nga ligjet e para do të jetë heqja e amnistisë për çdo kryeministër dhe për ministrat, nuk ka. Se ky parashtrim shënohet në lak në fyt për qytetarët. Ai që ka shkelur ligjin'- u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll