Politike

Berisha mungoi në festën kombëtare, ambasadorja franceze: Nuk ftojmë non-gratat, dënimin ia japin shqiptarët

Ajo tha presë se nuk mund të festojnë në të njëjtin vend me persona që nuk aksesojnë dot territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, referuar shpalljes non-grata. 

8 Korrik 2022, 11:20 Nga F.M
Berisha mungoi në festën kombëtare, ambasadorja franceze: Nuk
Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq

TIRANË- Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq u shpreh mbrëmjen e sotme se vendi i saj është aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë në "Log" në ABC, Barsacq u pyet për mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në fetsën kombëtare me ambasadat. Ajo tha presë se nuk mund të festojnë në të njëjtin vend me persona që nuk aksesojnë dot territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, referuar shpalljes non-grata. 

“Ne nuk ftojmë persona që janë objekt – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin në fjalë – por ne nuk ftojmë persona që janë objekt i një situate të veçantë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, domethënë, pa akses në territorin e SHBA” – tha ambasadorja.

E pyetur nëse Berisha duhet hetuar apo dënuar, Elisabeth Barsacë u shpreh se: “Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen shqiptarët. Nuk më takon mua. Unë vëzhgoj se çfarë bëjnë shqiptarët”.

elisabeth barsacq sali berisha

Sondazh

Poll