Politike

VD-Skandali me evazionin fiskal, Berisha: Koka është Rama, të tjerët ushtarët

Berisha tha se situata bëhet çdo ditë e më e paimagjinueshme.

8 Korrik 2022, 12:19 Nga F.M
VD-Skandali me evazionin fiskal, Berisha: Koka është Rama, të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që evazionit iskal t'i shkohet deri në fund. Ai tha se në krye të mshtrimeve qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa të tjerët janë thjesht vartësit. 

"Çdo ditë që kalon, situata bëhet më e turpshme dhe më e paimagjueshme. Organizata e tyre ka në krye Edi Ramën, Ahmetajn, Veliaj dhe Kokën. Zoto, Gugallja e Mërtiri janë ushtarët e tyre. kurse këta të tjerët janë viktimat e mafias së qeverisë. Vetëm ka 100 shkaqe. Tubimi i misionarëve ka fuqi nukleare, njerëzore. Mos përfytyroni misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire, misionar bëhet çdo njeri. Ishte një thirrje e brendshme, një thirrje e vendit që grumbulloi atë masë të pafundme njerëzish. Të krahasojë atë shesh me vetminë prej 3-4 vetësh ku çeli një rrugë e financuar nga qeveria e mëparshme,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll