Politike

VD-Balla hedh dyshime: Opozita ndoshta e ka strategji dështimin e zgjedhjes së presidentit

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kryetarëve, Balla tha se takimi i radhës do të mbahet në orën 18:00, ndërsa edhe njëherë nguli këmbë se nuk pranon asnjë propozim nga Berisha, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës. 

31 Maj 2022, 14:33 Nga DOSJA
VD-Balla hedh dyshime: Opozita ndoshta e ka strategji dështimin e zgjedhjes
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD ka propozuar që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të zhvillohet të shtunën (4 qershor 2022) në orën 18:00. Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kryetarëve, Balla tha se takimi i radhës do të mbahet në orën 18:00, ndërsa edhe njëherë nguli këmbë se nuk pranon asnjë propozim nga Berisha, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës. 

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e presidentit të republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00. Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022. Presim ende propozime nga opozita. Sali Berisha nuk merret në konsideratë, sa herë të shfaqet emri i tij. Me shumë keqardhje deklarova dje për rastin e Simon Mirakës. Siç duket do të rrëzohet se ai nuk e heq firmën e vetë. Opozita ndoshta e ka strategji dështimin e zgjedhjes së presidentit. Sepse e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ndoshta e kanë strategji,"-tha Balla ndër të tjera

Sot u caktua data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll