Politike

Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, emrat e mundshëm për postet brenda PD

Dy nga emrat e përfolur për postin e nënkryetarit të PD-së, janë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

31 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, emrat e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë ditën e premte Këshillin Kombëtar. Gjatë mbledhjes, e cila do të startojë në orën 17:00, do të zgjidhen Sekretarët e përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe sekretariati i partisë. 

Dy nga emrat e përfolur për postin e nënkryetarit të PD-së, janë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Ivi Kaso është emri i përfolur për sekretar ligjor dhe çështje ligjore, ndërsa deputetja Albana Vokshi për postin e kryetares së Lidhjes së Gruas. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll