Politike

KQZ gjobit Eriselda Sefën dhe sekretaren e Manastirliut, 'shpëton' ministren

Në mbledhjen e sotme, KAS ka vendosi të gjobisë me 100 mijë lekë kryebashkiaken Sefa dhe 25 000 lekë, sekretaren e Ministrisë, pasi akuzohen për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore.

31 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
KQZ gjobit Eriselda Sefën dhe sekretaren e Manastirliut,
KQZ

TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksionev ka gjobitur kryetaren e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, dhe sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Gelardina Prodani. Në mbledhjen e sotme, KAS ka vendosi të gjobisë me 100 mijë lekë kryebashkiaken Sefa dhe 25 000 lekë, sekretaren e Ministrisë, pasi akuzohen për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.

Njoftimi i KAS:

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kandidates për kryetar bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë, zj. Eriselda Sefa në vlerën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 1, datë 23.05.2022 të KShZ dhe vendosjen e sanksionit administrativ të mbështetur në pikën 1 të nenit 172 të Kodit Zgjedhor në vlerën 100000 (njëqindmijë) lekë. Gjithashtu, mbështetur në pikën 1 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor, KAS vendosi sanksionin administrativ ndaj Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj. Gelardina Prodani në vlerën 25000 (njëzet e pesëmijë) lekë dhe mbështetur në pikën 2 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor vendosi sanksionin administrativ ndaj Drejtorit të Spitalit Ïhsan Çabej” Lushnje, z. Perin Vogli në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë. KAS vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zj. Ogerta Manastirliu.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll