Politike

VD-SHERR mes Alibeajt dhe Felajt, demokrati: Po kush je ti moj...?

Në nisje të seancës kreu i grupit parlamentar të PD donte të diskutonte për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike ndërsa Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt.

31 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA

 

VD-SHERR mes Alibeajt dhe Felajt, demokrati: Po kush je ti moj...?
Foto ilustruese

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes deputetit të Partisë Demokratike dhe të Ermonela Felajt, e cila zëvendësoi Lindita Nikollën. Në nisje të seancës kreu i grupit parlamentar të PD donte të diskutonte për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike ndërsa Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt. Debati mes tyre vazhdoi derisa Felaj i kërkoi teknikës t’i ndërpresë fjalën Alibeajt. Mirëpo kjo gjë nuk u prit mirë, ndaj dhe me dakordësi u vendos që Alibeaj të përfundonte fjalën deri në fund. Kështu që ai vazhdoi që të paraqiste kërkesën e PD për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.

DEBATI I PLOTË:

Ermonela Felaj: Keni propozim konkret për pikën e parë dhe...

Alibeaj: Se çfarë flas unë është puna ime, e përcaktoj unë se për çfarë do flas. Dëgjojeni. Ta dëgjojnë dhe mediat.

Ermonela Felaj: Jam e detyruar që të të ndërpres fjalën. Duhet të caktojmë datën për raundin e 4

Alibeaj: Po se çdo bësh ti, është punë për ty. Mos më ndërhy teksa flas...

Ermonela Felaj: Këtë mbledhje e drejtoj unë. Jam e detyruar që të ndjek rendin e mbledhjes.                                                                                                                                          

Alibeaj: Po kush je ti moj që me heq të drejtën e fjalës? Moj se ç’do flas unë, e di unë. Dhe këtë do marrësh përsipër? Kërkesa jonë është për verifikimin e investimeve strategjike.

Ermonela Felaj: Nuk mund të vini mbi vendimmarrjen. Po diskutoj për rendin e ditës. Më dëgjo tani se çfarë do të flas unë është e drejta ime. Kur të vijë momenti do flisni. Na duhet të caktojmë datën e raundit të katërt.

Alibeaj: Mos më ndërhyj teksa flas se është më e rëndësishme.

Ermonela Felaj: Këtë mbledhje e drejtoj unë dhe jam e detyruar të ndjek rendin. Nëse do të flasësh për pikën e parë vijoni. Ju kujtoj që kjo mbledhje zhvillohet në prani të medias me kërkesë tuaj që lidhen me diskutimet për raundeve për presidentin e Republikës.

Alibeaj: Ti vazhdo me axhendën tënde, unë time.

Ermonela Felaj: Duhet t’ia kaloj fjalën Mediut.

Alibeaj: Do ma heqësh fjalën tani?

Ermonela Felaj: Nëse nuk flisni për rendin e ditës. Ju lutem bëhuni i arsyeshëm, lërini kohë që të diskutohet me seriozitet dhe të vijojmë.

Alibeaj: Ma dhe të drejtën e fjalës, ma lër ta çoj deri në fund e pastaj bëni ç’të doni.

Ermonela Felaj: Të tërheq vëmendjen që të diskutojmë për thelbin e çështjeve.

Alibeaj: Vetëm ty të kam parë në këtë mesele që e di çfarë të themi ne. Nga cili planet vjen zonjë. Më lër të drejtën time për të folur për pikat e rendit të ditës. Hiqe dorën nga aty dhe më dëgjo. Je e lirë të marrësh masë e të më nxjerrësh jashtë.

Ermonela Felaj: Duhet të flasësh për rendin e ditës.

Alibeaj: Ç’je ti që përcakton për çfarë të flasim.

Ermonela Felaj: I lutem teknikës të të ndërpresë fjalën.

Sot u caktua data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll