Politike

VD-Video e nuses në Librazhd/ Alibeaj kërkon llogari, Ballanca: Të marrë fund diskriminimi i grave

Erinda Ballanca deklaroi se duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit

31 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-Video e nuses në Librazhd/ Alibeaj kërkon llogari, Ballanca:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Avokatit të Popullit, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi informacion në lidhje me masat që do të merren për videon e ndarë në rrjet, ku në fokus ishte nusja 20-vjeçare. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit si dhe shtoi se ato janë vazhdimisht të dhunuara. 

Alibeaj: E keni parasysh videon e dy bashkëshortëve që tregojnë videon e resë së tyre. Komentimet pa fre, a ju ka tërhequr vëmendjen ju si avokate e popullit? Mjetet ligjore a janë të mjaftueshme a jo, urdhërat e mbrojtjes a janë efektive?

Erinda Ballanca: Shoqëria shqiptare vazhdon të mbetet shoqëri e dhunshme. Unë që vitin e parë në fjalën e drejtuar Kuvendit kam deklaruar se dhuna do të sjellë një ashpërsim të gjuhës edhe në nivele të tjera te të rinjtë. Nuk jemi rritur në një ambient të tillë dhe prapë jemi bërë të dhunshëm. Vazhdon të mbetet i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin e tij ndryshe. Për rastin e djeshëm mendoj se është rast i turpshëm, është një rast që na tregon se duhet të marrë fund vlerësimi i personave në përgjithësi dhe grave në veçanti për shkak të seksualitetit të tyre. Gjithçka ne jemi sipas shoqërisë shqiptare formëzohet nga seksualiteti. Unë e mirëpres që edhe ju të keni ndonjë kërkesë konkrete por marrëdhënia jonë me komisionerin është e shkëlqyer për bashkëpunimin

Ballanca tha se në Kuvend është dorëzuar një raport i plotë duke kërkuar edhe një dëgjesë.

“Raportet për abuzimet seksuale dhe dhunën në familje ia kemi depozituar në Kuvend dhe janë evidentuar problematikat për çdo fushë. Është i plotë dhe do të doja që ju të gjeni kohë dhe të bëni një dëgjesë”, tha Ballanca.

(a.b).dosja.al

Sondazh

Poll