Politike

Të shtunën zgjidhet presidenti i ri/ Alibeaj përplaset me Felajn, Balla: Të premten nxjerrim emrat

Caktohet data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt.

31 Maj 2022, 16:30 Nga DOSJA
Të shtunën zgjidhet presidenti i ri/ Alibeaj përplaset me Felajn,
Foto nga mbledhja e sotme

TIRANË- Të shtunën, në orën 18:00, Partia Socialiste do të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Vendimi u mor sot, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se kandidatura do të mësohet në orën 12:00 të së shtunës dhe në orën 16:00 do të shqyrtohet kandidatura. Ndërkohë që jashtë, në një prononcim për mediat, bëri me dijen se emrat do të nxirren nga zarfat që të premten, por fillimisht do t’i bëhen me dije Kryesisë së PS-së, e më pas do të zbulohen edhe për mediat.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se kjo mbledhje duhet të kishte 2 rend dite, një për presidentin dhe një tjetër për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Kjo kërkesë u refuzuar nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe pasi u hodh në votim, u kundërshtua duke mos ndryshuar rendi i ditës. Ndërsa Fatmir Mediu nuk e kurseu ironinë ndaj Alibeajt, lidhur me firmat.

Ndërkohë që debate vazhdoi, pasi teksa Alibeaj kërkonte fjalën, zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila drejtoi mbledhjen në vend të Lindita Nikollës, e orientonte që të diskutonin lidhur me çështjen e kreut të shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD tregoi indeferencë për këtë çështje dhe pas të gjithë debateve me tone të larta, ia doli që të çonte deri në fund fjalën e tij ndonëse Felaj i theksoi se ishte jashtë rendit të ditës, madje dhe i fiku mikrofonin.

Seanca do të mbahet të shtunën, pasi të hënën kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, e nuk do të jetë në Tiranë në javën që vjen Tanimë mund t’ja dalin vetë për të zgjedhur emrin, pasi nuk duhet që të sigurojnë më 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pasi pasardhësi i Ilir Metës mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë.

Ndërkohë që dje, u zhvillua raundi i tretë. Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, të cilin grupi i Enkelejd Alibeajt e bojkotoi, u konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, nga asnjë prej palëve. Më pas, votimi u krye në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Pas seancës që zgjati 4 minuta, palët dolën për të dhënë prononcime për mediat, ku kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ftoi sërish opozitën për dialog, që të ndajë më mazhorancën përgjegjësinë e zgjedhjes së kreut të vendit. Megjithatë kjo duket se nuk është e mundur, pasi Enkelejd Alibeaj ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e procesit. Për mediat, jashtë Kuvendit, Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit deri tani ishte opozita, duke shtuar se nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë bojkotuar procesin, duke e cilësuar si farsë, pasi sipas tyre, Rama e ka caktuar tashmë emrin e pasardhësit të Metës.  10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll