Politike

Presidenti i ri/ PS mbledh të premten Kryesinë, të shtunën votohet në Kuvend

Me kthimin e kryeministrit Edi Rama nga Amerika, të premten në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri dhe pritet që të dalin me një emër për kreun e ri të shtetit. Të shtunën parashikohet të votohet presidenti i ri.

31 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
Presidenti i ri/ PS mbledh të premten Kryesinë, të shtunën
Partia Socialiste

TIRANË- Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Raund që mund të jetë dhe i fundit. Kjo pasi tani socialistët mund të zgjedhin presidentin vetëm me votat e tyre.

Me kthimin e kryeministrit Edi Rama nga Amerika, të premten në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri dhe pritet që të dalin me një emër për kreun e ri të shtetit. Fillimisht diskutohet në kryesi çështja e presidentit dhe më pas do të mblidhet grupi parlamentar i PS për diskutime e më pas kalon në votim. 

Presidenti i ri/ PS mbledh të premten Kryesinë, të shtunën

Mendohet se socialistët gjithashtu do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme plenare të shtunën, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Seanca me shumë gjasa do të mbahet të shtunën, pasi të hënën kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, e nuk do të jetë në Tiranë në javën që vjen Tanimë mund t’ja dalin vetë për të zgjedhur emrin, pasi nuk duhet që të sigurojnë më 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pasi pasardhësi i Ilir Metës mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë.

Ndërkohë që dje, u zhvillua raundi i tretë. Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, të cilin grupi i Enkelejd Alibeajt e bojkotoi, u konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, nga asnjë prej palëve. Më pas, votimi u krye në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Pas seancës që zgjati 4 minuta, palët dolën për të dhënë prononcime për mediat, ku kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ftoi sërish opozitën për dialog, që të ndajë më mazhorancën përgjegjësinë e zgjedhjes së kreut të vendit. Megjithatë kjo duket se nuk është e mundur, pasi Enkelejd Alibeaj ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e procesit. Për mediat, jashtë Kuvendit, Alibeaj tha se të vetmit që morën pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit deri tani ishte opozita, duke shtuar se nuk donin një president të njëanshëm, por një president mbi palët.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë bojkotuar procesin, duke e cilësuar si farsë, pasi sipas tyre, Rama e ka caktuar tashmë emrin e pasardhësit të Metës.  10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll