Politike

Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Kretës e Rodos në Greqi: U pajisën me pasaporta

Sipas të parit të qeverisë, ata janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre duke u kursyer kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.

31 Maj 2022, 14:15 Nga DOSJA
Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Kretës e Rodos
Pamje nga Greqia

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në ishujt Kretë e Rodos, në Greqi. Sipas të parit të qeverisë, ata janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre duke u kursyer kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.

Postimi i Ramës:

Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje. *foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjithë shërbimet konsullore

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll