Politike

VD-3 raundet e para për president dështuan, Alibeaj në Konferencën e Kryetarëve: Erdhëm vetëm për...

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se nuk ishte dakord që të diskutohej edhe për çështjen e presidentit.

31 Maj 2022, 14:17 Nga DOSJA
VD-3 raundet e para për president dështuan, Alibeaj në
Enkelejd Alibeaj
 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se në konferencën e kryetarëve marrin pjesë vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se nuk ishte dakord që të diskutohej edhe për çështjen e presidentit.

“Po ju sqaroj që interesi jonë për të diskutuar ka të bëjë vetëm me pikën 3 për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Gjithmonë është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale ka qenë një urdhër i dhënë nga kryetarja e Kuvendit ndërsa për veprimtarinë e posaçme ka qenë një tjetër urdhër i posaçme. Janë 2 procedura dhe i keni bashkuar në 1 dhe kjo nuk është normale. Ne do të diskutojmë vetëm për pikën 3”, tha Alibeaj.

Sot u caktua data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën, ku Enkelejd Alibeaj u përplas me Ermonela Felajt.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll