Aktualitet

VD-Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

Manja deklaroi se hetimet kanë nisur mirëpo nuk mund që të tregojë më shumë informacione.

24 Maj 2022, 12:18 Nga DOSJA
VD-Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja:
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se SPAK ka nisur hetimet për mungesën e dosjeve në Kadastrën e Durrësit. Gjatë konferencës për mediat, Manja deklaroi se hetimet kanë nisur mirëpo nuk mund që të tregojë më shumë informacione.

Pyetja: A keni nisur një hetim për shkatërrimin e dosjeve në Kadastrën e Durrësit?

Ulsi Manja: Nuk është vetëm njësia Antikorrupsion që po trajton cështjen e pronave në Shqipëri, është dhe SPAK, kemi ofruar bashkëpunimin tonë, ka hetim, kaq më lejohet të them për pyetjen. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll