Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Manja deklaroi se janë dy skema të dokumentuara që tregojnë se Drejtoresha është e përfshirë në tjetërsimin e pronave
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Jonida Baçin. Drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës akuzohet se është e përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi në Kadastër. Baçi u denoncua nga vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili doli sot në një deklaratë urgjente për mediat. Sipas Manjës, Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë rezultojnë se janë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave.
Manja deklaroi se janë dy skema të dokumentuara që tregojnë se Drejtoresha është e përfshirë në tjetërsimin e pronave, duke shitur në sekserë prona të familjeve të zyrtarëve.
'Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet.
Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët e lartë të Agjencisë janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, konkretisht ish-pronarët që disponojnë vendimin për kompesimin e pronave, por edhe të kompensimit fizik, gjë të cilën nuk kanë mundur ta realizojnë. Dhe janë detyruar ta shesin te sekserë, të cilët sapo i kanë marrë çuditërisht i kanë çuar në këtë agjenci dhe janë kompensuar menjëherë 100%. Dhe pasi i kanë marrë, kanë vijuar me transaksionet duke i kaluar këto prona në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Skema tjetër ka të bëjë me ndërtimet informale, që janë legalizuar nga Agjencia e Kadastrës.
Kur flas për zyrtarë e kam parasysh nivelin më të lartë të kësaj agjensie. Janë dhe disa skema që janë përdorur si mekanizma të abuzimit, por kjo i ngel SPAK të thellojë hetimet. Ne mbetetmi të hapur për të vënë në dispozicion dokumentet e sekuestruara. Kemi dyshim për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, konflikt interesi. Javës tjetër Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion, do ndajmë raporte për 21 praktika të tjera për të cilat ka përfunduar hetimi. Sot për shkak të rëndësisë, e bëra të ditur këtë kallëzim.'- deklaroi ministri.
(a.b)/dosja.al
Foto ilustruese VLORË- Një 15-vjeçare nga Vlora është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Nëna ...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. 35-vjeçari i identiikuar ...
Ludjan Zaimi TIRANË- Efektivi 25-vjeçar, Ludjan Zaimi ka treguar se kolegu i tij Çaush Saliasi e ofendonte nga nëna dhe e quante qo...
Çaush Saliasi TIRANË- Personi në foto është Çaush Saliasi, 55-vjeçari i cili u vra me armë zjarri nga kolegu ...
Autobusi TIRANË- Tre persona kanë goditur shoferin e linjës Qendër-Institut. Policia informon se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshm...
Roland Dumani DURRËS- Vëllai i Nuredin Dumanit, Roland Dumani është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Mës...
Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit TIRANË- 'Si do e lëmë bashkë?'- ishte biseda e fundit mes Ludian Zaimit dhe Çaush Salias...
Talo Çela e Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) ka tërhequr dos...
Ludjan Zaimi TIRANË- Ludjan Zaimi ka dëshmuar para grupit hetimor se kolegu i tij e ofendonte. Sipas 25-vjeçarit, efektivi i policisë...
Skender Brataj, Ogerta Manastirliu TIRANË- Në prag të ndeshjes finale të UEFA Conference League, mes ekipit italian të Rom&eu...