Aktualitet

EMRI/ Kush është zyrtarja e përfshirë në korrupsion, drejtoresha e ATP s'jepte kompensimet

Baçi u denoncua nga vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili doli sot në një deklaratë urgjente për mediat.

24 Maj 2022, 12:10 Nga DOSJA
EMRI/ Kush është zyrtarja e përfshirë në korrupsion,
Jonida Baçi

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës që akuzohet se është e përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi në Kadastër. Baçi u denoncua nga vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili doli sot në një deklaratë urgjente për mediat.

Nuk dihet ende rasti konkret në të cilin mund të jetë përfshirë Baçi. Vetë Manja tha se të përfshirë janë edhe zyrtarë të tjerë të ATP-së që nuk kompesonin ish-pronarët në kohën e duhur.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll