Aktualitet

VD-'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja tha se nuk ka frikë nga asnjë lloj presioni

24 Maj 2022, 12:10 Nga DOSJA
VD-'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të kallëzojë në SPAK një drejtues të lartë të pronave. Kjo la pikëpyetje të madhe te gazetarët e pranishëm pasi Manja nuk tregoi emra konkretë. Një prej gazetarëve e pyeti se kush është zyrtari i lartë, duke përmendur edhe emrin e Artan Lames, kreut të Kadastrës së Tiranës. Manja tha se nuk ka frikë nga asnjë lloj presioni, e në lidhje me dosjet e pronave, çështja është e nxehtë.

Pyetja: Kush është zyrtari më i lartë? Lama apo një tjetër? 

Ulsi Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, kjo strukturë është vullnet i qeverisë shqiptare, Rama është i qartë në këtë beteje me korrupsionin, dosja e pronave është cështja më e nxehtë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll