BISEDA E FUNDIT/ 'Si do e lëmë bashkë?', ç'u tha mes dy policëve në komisariat
Pas kontrollit, policia gjeti antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçarit
TIRANË- 'Si do e lëmë bashkë?'- ishte biseda e fundit mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë.
Kjo është fjalia e fundit e cila u tha nga Zaimi drejtuar kolegut të tij Caush Saliasi dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë në komisariat. Pas kontrollit, policia gjeti antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçarit dhe mësohet se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.
Çfarë ndodhi mbrëmë?
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 mbrëmjen e djeshme në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh". Zaimi qëlloi me armë zjarrin kolegun, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Efektivë të tjerë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. 3 plumba e kanë prekur në trup efektivin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem. Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Talo Çela e Nuredin Dumani, SPAK tërheq dosjet e tyre kriminale nga prokuroritë e rretheve
Talo Çela e Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) ka tërhequr dos...
Vrau kolegun në komisariat, Zaimi: Ai nuk punonte, pinte dhe më shante
Ludjan Zaimi TIRANË- Ludjan Zaimi ka dëshmuar para grupit hetimor se kolegu i tij e ofendonte. Sipas 25-vjeçarit, efektivi i policisë...
VD-Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim
Skender Brataj, Ogerta Manastirliu TIRANË- Në prag të ndeshjes finale të UEFA Conference League, mes ekipit italian të Rom&eu...
FOTOT/ Ky është 56-vjeçari i arrestuar, postonte pro ISIS në rrjetet sociale
Ibrahim El Salih (Lekica) TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari u arrestua nga ...
Ç'duhet të dini për linë e majmunit që po tremb botën, simptomat dhe trajtimi, Shqipëria ‘hesht’
Foto ilustruese TIRANË- Pas Covid-19, lija e Majmunëve është sëmundja unfektive që ka vënë në alarm botën...
Zaimi ndërmori aktin ekstrem! Polici mori 3 plumba në trup, autori shpreh pendesën
TIRANË-Tre plumba prekën në trup efektivin e policisë Çaush Saliasin. Mbrëmjen e kaluar, polici veteran u qëllua për...
Vijojnë kontrollet, ‘blindohet’ sërish Elbasani, policia në këmbë pas rrëfimeve të Dumanit
Foto ilustruese dhe Nuredin Dumani ELBASAN- Vijojnë sërish kontrollet. Në ditën e tretë, “Shqiponjat” e blutë e ...
VD- Postonte në rrjetet sociale shkrime pro ISIS, arrestohet terroristi në Kukës
Momenti nga arrestimi KUKËS- Ibrahim el Salih Lekica është vënë në pranga.56-vjeçari ishte në vëzhgim prej ...
Zbardhen detaje nga plagosja në Kombinat, efektivi ‘tapë’ në alkool, mister shkaku i sherrit
TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyla, i cili ka plagosur me armë zjarri në këmbë qytet...
Kthyen lokalin në loto, arrestohen dy persona në Kamëz, procedohet pronari, dy në kërkim
Lotari TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për organizim të lotarive të palejuara. Në njoftim...
