Aktualitet

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, vidhte orendi shtëpiake nëpër banesa

Policia ka zbuluar gjithashtu se ai dyshohet se ka kryer edhe një sër vjedhjesh të tjera, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

24 Maj 2022, 11:42 Nga DOSJA
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, vidhte orendi shtëpiake
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. 35-vjeçari i identiikuar me inicialet S. H., banues në lagjen “Isa Boletini” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e një 64-vjeç të identifikuar me incialet P. H.

Policia ka zbuluar gjithashtu se ai dyshohet se ka kryer edhe një sër vjedhjesh të tjera, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

U vu në pranga S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. 35-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. H., 64 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
• Më datë 01.04.2022, dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit N. H.
• Më datë 21.04.2022, dyshohet se ka vjedhur 2 televizorë dhe një korrëse bari, në banesën e shtetasit Z. H.
• Më datë 18.05.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, 3 aparate celularë dhe një objekt dekorativ, në banesën e shtetasit B. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll