Aktualitet

Vrasja në Komisariat/ Autori u kërkoi kolegëve të ulin kokën, Zaimi: Më shante nga nëna, më thoshte qorr

Dy kolegët kanë pasur debate të vazhdueshme gjatë punës pasi 55-vjeçari konsumonte pije alkoolike.

24 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
Vrasja në Komisariat/ Autori u kërkoi kolegëve të ulin
Ludjan Zaimi

TIRANË- Efektivi 25-vjeçar, Ludjan Zaimi ka treguar se kolegu i tij Çaush Saliasi e ofendonte nga nëna dhe e quante qorr. 

'Më shante nga nëna e më thoshte qorr'- ka dëshmuar i riu i cili është zbuluar se përdorte ilaçe depresioni. Para se ta qëllonte, Zaimi e ka pyetur efektivin e policisë se si do ta lejnë muhabetin bashkë. 

Në momentin që 55-vjeçari është ngritur, i riu ka shkrehur armën ndaj tij duke e lënë të vdekur. Raportohet se dy kolegët kanë pasur debate të vazhdueshme gjatë punës pasi 55-vjeçari konsumonte pije alkoolike. Pasi ka hyrë në komisariat, mësohet se autori u është drejtuar edhe policëve të tjerë të sallë duke thënë “Ulni kokat ju” dhe më pas ka shkrehur armën drejt 55-vjeçarit.

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 mbrëmjen e djeshme në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh". Zaimi qëlloi me armë zjarrin kolegun, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Efektivë të tjerë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. 3 plumba e kanë prekur në trup efektivin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem. Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll