Aktualitet

FOTO- U vra nga kolegu i tij në komisariat, ky është polici Çaush Saliasi

Sipas dëshmisë së autorit, vrasja u krye pasi 55-vjeçari e tallte vazhdimisht në ambientet e punës.

24 Maj 2022, 11:07 Nga DOSJA
FOTO- U vra nga kolegu i tij në komisariat, ky është polici
Çaush Saliasi

TIRANË- Personi në foto është Çaush Saliasi, 55-vjeçari i cili u vra me armë zjarri nga kolegu i tij në komisariatin numër 3 në Tiranë, Ludian Zaimi. Sipas dëshmisë së autorit, vrasja u krye pasi 55-vjeçari e tallte vazhdimisht në ambientet e punës.

FOTO- U vra nga kolegu i tij në komisariat, ky është polici

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 mbrëmjen e djeshme në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh". Zaimi qëlloi me armë zjarrin kolegun, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Efektivë të tjerë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. 3 plumba e kanë prekur në trup efektivin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem. Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll