Aktualitet

Zhduket 15-vjeçarja në Vlorë, nëna e kërkon në polici

Ende po punohet për gjetjen e saj.

24 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA
Zhduket 15-vjeçarja në Vlorë, nëna e kërkon në
Foto ilustruese

VLORË- Një 15-vjeçare nga Vlora është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Nëna e saj me inicialet A. Z., 42 vjeçe, ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj. Ende po punohet për gjetjen e saj.

Njoftim i Policisë Vlorë

"Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më, bën me dije policia. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme".

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll