Aktualitet

Sherr në urbanin e Tiranës, udhëtarët godasin shoferin

Nuk dihet arsyeja e konfliktit mes udhëtarëve dhe shoferit të autobusit.

24 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
Sherr në urbanin e Tiranës, udhëtarët godasin shoferin
Autobusi

TIRANË- Tre persona kanë goditur shoferin e linjës Qendër-Institut. Policia informon se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Për pasojë është bërë arrestimi i tre personave të cilët u konfliktuan me drejtuesin e urbanit. Nuk dihen saktë motivet e konfliktit. Të ndaluarit do të akuzohen për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll