Politike

VD-Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

Ilir Meta tha se nuk e ka problem të hetohet, por shtoi se Presidenca se do të jetë ai që do të shkojë në SPAK me fakte dhe prova për korrupsionin e qeverisë.

17 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA

VD-Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur se nuk e ka problem nëse bëhet subjejkt hetimi për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk e ka problem të hetohet, por shtoi se Presidenca se do të jetë ai që do të shkojë në SPAK me fakte dhe prova për korrupsionin e qeverisë.

"Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ajo pjesë që i rreh zemra për interesin kombëtar. Të hetojë SPAK Ilir Metën, le ta bëjë. Ilir Meta ka armët më të forta, e vërteta dhe transparenca. E di ai, e njeh shumë mirë Ilirin. E njeh më mirë nga të gjithë. Do i shkoj deri në fund. Kush i ka penguar të hetojnë Saliun, Ilirin? E ka bërë që të spostohet vëmendja të mos rrijë i dyti në botë për korrupsion. Ky nuk di gjë për kanabizimin, inceneratorët. Ky nuk di gjë ky. Kështu që gjërat janë shumë të qarta në dritën e diellit,"-tha ndër të tjera Meta.

Sot, në një konferencë për mediat, Ilir Meta i është kthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve. Lidhur me artikullit të gazetës austriake, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

(k.m,dosja.al)

Sondazh

Poll