Lobim 700 mijë $ në SHBA? Meta: Mashtrim, isha me Petrit Vasilin! Pas 24 korrikut shkoj në SPAK
Në një konferencë për mediat, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’, e cila denonconte se kreu i shtetit ka paguar 700,000 mijë dollarë për të shkrepur një foto me presidentin Donald Trump. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.
Sa i përket thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuat, SPAK, Meta tha se nuk e ka problem që të bëhet subjekt hetimi. Po ashtu, Meta tha se i ka ‘armët më të forta’, duke përmendur të vërtetën dhe provat, ndërsa shtoi se bashkë me të dhe Sali Berishën, edhe Rama që kërkon t’i hetojnë duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që sipas tij, janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit, një prej të cilëve pretendons e është edhe ai i gazetës austriake.
Për rikthimin e tij në politikën aktive, Meta i renditi kushtin e bashkëpunimit edhe Sali Berishës, por edhe Edi Ramës, i cili me shumë gjasë do të jetë aleati kryesor i tij pas 24 korrikut. Kushti: Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum.
Ndërsa, presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, duke e cilësuar si ditën më të errët të pluralizmit në Shqipëri. Po ashtu, shtoi se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve, or edhe shembja e Teatrit Kombëtar që sot shënon 2-vjetorin.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
VD-Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat, ka folur në lidhje me një bashkëpunim t&eu...
VD-Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është ai nëse ai do t’i bashkohet opozitës dhe Komisionit të Rithemelimit. Meta ka paralajm&e...
VD-Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake se ka paguar 700 mijë euro për një foto m...
VD-"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik
Foto ilustruese TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot marrëveshjen e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Ba...
VD-'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u takua në Ndroq me një nga demokratët që sipas tij ishte shumë i mërzitur. Rama ...
VD-I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Teksa ishin së bash...
VD-Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur se nuk e ka problem nëse bëhet subjejkt hetimi për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke...
VD-Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar për ngecjen e procesit t&eu...
Presidenti/ Raundi i 2 më 23 maj! Balla-opozitës: Mblidhemi sot, diskutojmë kriteret. Alibeaj: Gati!
Foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar 23 maj, ora 18:00 që të nisë raundi i dytë për presidentin e ri të...
VD-Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani, ata e shtynë
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën se nuk zgjod...


