Aktualitet

Që prej qershorit ishte kthyer në makth, hynte në banesat e zonës dhe nuk linte gjë pa vjedhur! Pranga dy të rinjve në Sa

24 Nëntor 2020, 11:31 Nga DOSJA
Që prej qershorit ishte kthyer në makth, hynte në banesat e

TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur dy të rinj, 18-vjeçarin nga Saranda me iniciale S.P. dhe të miturin Xh. B., 17 vjeç pasi të dy akuzohen për grabitje në Vlorë e Sarandë. Në një njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se 18-vjeçari që prej muaji qershor të këtij viti ka vjedhur para, produkte dhe sende me vlerë nga banesat dhe dyqanet e zonës. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa i mituri nga Vlora disa ditë më parë i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një tjetër personi, por “aventura” ka përfunduar shpejt dhe ka rënë në prangat e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

• Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;

•Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

•Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;

•Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

•Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;

•Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;

•Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.
………….

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne shqiperi sarande vlore grabitje ne shqiperi sarande vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:24

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje m...