Frikë dhe tmerr! Në pranga një 41-vjeçar, doli nga shtëpia dhe iu kthye zakonit, përndoqi një 28-vjeçare
TIRANË– Një 41-vjeçar me iniciale V.N., është prangosur pasi ishte larguar nga banesa e tij duke përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe një sasi kanabis.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Zbulohet ‘dushi’ i ftohtë që Lleshaj iu bëri shefave në Berat/ Pezullohen nga detyra 2 shefat e Poliçanit dhe Skraparit
BERAT– Janë pezulluar sot nga detyra shefi i stacionit policor në Poliçan dhe shefi i Komisariatit të Skraparit, një inspektor i zonës dhe dy efektivë po...
Theu karantinën me drogë me vete, shqiptari kapet nga policia në Greqi… në fund del me COVID (HISTORIA QË ALARMOI POL
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar sot mediat greke. Një i ri shqiptar është shoqëruar nga policia e Rodosit pasi është gjetur në rrugë duke lëvizur përtej ...
ME FOTO: Lejleku i zi shfaqet në detin e Vlorës, pamjet nga shpendi i rrallë
VLORË– Kriporia e Vlorës është zbukuruar nga prania e një Lejleku të zi (??????? ?????) juvenil. Ky është lejleku i parë i shfaqur për këtë dimër në Shqipë...
Amerikanët në sallë për të vëzhguar gjithçka! Shtyhet sërish në Apel seanca ndaj Arbër Çekajt, çfarë ndodhi këtë
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të dyrë procesin gjyqësor ndaj Arbër Çekajt, i cili është akuzuar për 613 kg kokainë, b...
Aksidenti me dy të vdekura në Thumanë, Policia e Durrësit prangos dy shoferët
DURRËS– Policia e Durrësit ka prangosur dy shoferët e kamionëve që u përfshinë në aksidentin e ndodhur në Fushë Krujë. Nga përplasja ka ndërruar jetë...
DOKUMENTET-SKANDALI/ Si “përpiu” 1.4 miliardë lekë nga bashkia Kamëz kompania e nipit të Sadri Abazit, Alko Impex vodhi
TIRANË- Dosja.al sjell skandalin e rëndë që implikon bashkinë Kamëz dhe kompaninë Alko Impex, në një tender të zhvilluar në vitin 2018. Më herët ju keni le...
Plagosi me sëpatë një person në Librazhd, arrestohet autori. Viktima jashtë rrezikut për jetën në spital
LIBRAZHD– Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka plagosur me sëpatë një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhu...
Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje! Policia e Durrësit pranga edhe 4 persona të tjerë
DURRËS– Një 22 vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për plagosje me dashje. I arrestuari është E. A., 22 vjeç nga...