Aktualitet

24 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje me ndotjen që vjen në lumin Osum.

Maliqi shkruan se qeveria i ka mundësuar 8 vite ujë të ndotur qytetarëve të Beratit, bagëti të ngordhura, derdhje të mbeturinave në lumin Osum.

‘Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat. Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit. Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill’– shkruan Maliqi.

Postimi i plotë:

‘Ishulli përrallor i Osumit, fytyra e vërtetë e Rilindjes së Ramziut’ Mirëmëngjes! Me këto pamje nga ‘ishulli spektakolar i Osumit’ në Berat, urojmë shporrjen e Rilindjes më 25 Prill. investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum’. Të dashur miq!  Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat. Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit. Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën.’- shkruan deputeti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter maliqi lumi osum lefter maliqi lumi osum

Sondazh

Poll