Aktualitet

Roza Anagnosti tregon miqësinë me Muharrem Fejzon: E kam njohur 50 vite më parë, më dhuroi dy role të rëndësishme

24 Nëntor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Roza Anagnosti tregon miqësinë me Muharrem Fejzon: E kam njohur 50

TIRANË– Aktorja Roza Anagnosti ka rrëfyer miqësinë që kishte me regjizorin e ndjerë Muharrem Fejzon. Ajo shprehet për ‘Balkanweb’ se ka një miqësi prej 50 vitesh me regjizorin i cili i dha dy role të rëndësishme me të cilat fitoi dhe çmime.

“E kam njohur Fejzon 50 vite më parë. Me pas punova në dy filma me të, me dhuroi dy role të mëdha. ‘Besa’ të ‘Fije që priten’ e ‘Dafina’ të ‘Mësonjëtorja’. Me rolin e dytë fitova çmim dhe ishte kurora që ai më dha mua. Nuk e vlerësuan sa duhet por ai ishte i vetëdijshëm për atë që ishte. Dhe ishte krenar. Ai nuk u mposht. Ishte e rëndë kur pasi mbaruam filmin ‘Fije që priten’ hoqën Bert Ndrenikën. Aktor i mrekullueshëm. Rrezikova dhe unë për shkaqe biografie, por nëse do më hiqnin dhe mua filmi do humbte gjithë xhirimet, të tilla ishin kohët. Tematika ishte e përcaktuar e detyrueshme. Ne bënim ato që mundnim”, shprehet Roza Anagnosti.

Kineasti Muharrem Fejzo u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 87 vjeçare. Fejzo ishte i infektuar me COVID19 dhe komplikacionet me virusin i morën jetën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roza anagnosti vdes muharrem fejzo roza anagnosti vdes muharrem fejzo

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:24

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje m...