Aktualitet

‘Thefsh qafën Covid-19….’/ U infektua nga pandemia, Artan Hoxha tregon dy javët brenda spitalit: Jeta është sh

24 Nëntor 2020, 11:13 Nga DOSJA
‘Thefsh qafën Covid-19….’/ U infektua nga pandemia,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka kaluar pandeminë e koronavirusit. Ka qënë vetë ai që ka bërë me dije lajmin pasi në postimi në rrjetet sociale duke treguar me detaje se si kishte kaluar pandeminë. Në postimin e tij, Hoxha shkruan se prej 8 muajsh kishte tentuar që të mos infektohej por nuk ia kishte dalë. Më tej, në postimin e tij, ai shton se COVID-19 është një keqe, dhe shumë e kushtueshme për “xhepat” e shqiptarëve.

Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid-19,“-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË:

Thefsh qafën Covid-19…. Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit. Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse…. Perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme… Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane… Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të frikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…Aty nuk  vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Whatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare… Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhdukur, jane krejt të tjere… Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak.  Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj. Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar. Në saj të tyre, pata mundesine të marre nje trajtim cilesor mjekesor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetem me i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan. Dhe në fund nje keshille. Miq, të njohur, bashkekombas! Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet. Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot. Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer. Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses. Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid-19.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha koronavirusi ne shqiperi artan hoxha koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:24

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje m...