Aktualitet

VIDEO- LAJM/ Pacienti humbet durimin, zbret nga ambulanca dhe futet vetë në spital. S’ka vende, infermieri e nxjerr prapë j

24 Nëntor 2020, 10:35 Nga DOSJA
VIDEO- LAJM/ Pacienti humbet durimin, zbret nga ambulanca dhe futet vetë

TIRANË– Situata me mbushjen e kapaciteteve të spitaleve COVID në Shqipëri duket se po shkon drejt përkeqësimit. Edhe pse e herë e mohuar dhe herë e pranuar nga anëtarët e Komitetit Teknik, ambulancat vijonë dhe presin me orë të tëra para spitaleve. Por edhe durimi ka një kufi…

Kamera e A2CNN ka fiksuar një pacient të moshuar, i cili teksa ishte në pritje në ambulancë, vendosi të heqë tubin e oksigjenimit dhe të hyjë vetë në spitalin Covid-2 gjithashtu i njohur si Sanatoriumi.

Por mesa duket marrja në kontroll e situatës nga ana e tij ka shkuar kot, pasi brenda nuk ka pasur asnjë vend të lirë apo gati për të. Pak minuta pasi kishte hyrë, ai u shoqëruar sërish në ambulancë nga personeli mjekësor, ndërkohë që ky nuk është rasti i parë që ndodh me priten në mjetet e shërbimit të shpejtë.

 Edhe familjarët e pacientëve janë ankuar duke u shprehur se qëndrimi dhe pritja për orë të tëra në ambulancë është kthyer në normalitet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i moshuari koronavirusi ne shqiperi i moshuari koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:24

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje m...