Aktualitet

Zbulohet ‘dushi’ i ftohtë që Lleshaj iu bëri shefave në Berat/ Pezullohen nga detyra 2 shefat e Poliçanit dhe Skraparit

24 Nëntor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Zbulohet ‘dushi’ i ftohtë që Lleshaj iu bëri shefave

BERAT– Janë pezulluar sot nga detyra shefi i stacionit policor në Poliçan dhe shefi i Komisariatit të Skraparit, një inspektor i zonës dhe dy efektivë policie. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pezullimi ka ndodhur disa ditë më parë, dhe është edhe arsyeja e “dushit” të ftohtë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu bëri dje shefave të Policisë në Berat.

Arsyeja e pezullimit lidhet me gjetjen e disa parcelave të kanabisit në zonë, të cilat sipas burimeve nuk janë pikasur nga Policia. Hetimi disiplinor tashmë ka nisur, ndërsa ministri dje kritikoi punën e Komisariatit të Skraparit, në lidhje me luftën kundër kanabisit.

Ministri theksoi se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.

“Probleme të shtuara në lidhje me këtë fenomen të kultivimit të narkotikëve kemi pasur në zonën e Skraparit dhe këto probleme janë evidentuar nga DPV-ja e Beratit dhe jo nga Komisariati i Policisë Skrapar. Ne kemi vërejtje për efektivët e policisë Skrapar, ku kemi dhënë vërejtje pasi ka pasur implikime në nivele të ndryshme,”- ka thënë Lleshaj dje. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen policet ne berat sander lleshaj pezullohen policet ne berat sander lleshaj

Sondazh

Poll