Aktualitet

“O shkërdhatë, ti luan me lekët e mia”/ Vrau shokun për 45 mijë euro, gjykata dënon me 30 vite burg Islam Mylkajn, miq

24 Nëntor 2020, 10:39 Nga DOSJA
“O shkërdhatë, ti luan me lekët e mia”/ Vrau shokun

TIRANË- Islam Mylkaj është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e shokut të tij. Myrtaj vrau Haki Baçinozin tek Liqeni më 16 mars 2019 tek Kodrat e Liqenit. Ai është shfaqur i penduar në gjykatë. Myrtaj e vrau shokun e tij për një shumë prej 45 mijë euro, që ai ia kishte borxh viktimës. 

Në seancën e shkuar, para një muaji, organi i akuzës kërkoi 35 vite burg, por trupi gjykues e uli dënimin në 30 vjet heqje lirie.

Mylkaj e vrau mikun e tij më 16 mars 2019, tek Parku i liqenit, për një borxh prej 45 mijë eurosh që Baçinozi, ia kishte dhënë ish-mikut të tij Islam Mylkaj. Këto para ishin shkaku i një sherri që ka nisur fillimisht me fjalë e më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.

Dy miqtë nga Mallakastra, janë takuar rastësisht tek Liqeni Artificial ku ka nisur edhe debati. Viktima i ka kërkuar lekët duke i thënë se “…e ore shkërdhatë, ti luan me lekët mia?…” Më pas Islam Mylkaj ka nxjerrë armën nga brezi dhe e ka qëlluar 4 herë viktimën, i cili ishte i shoqëruar nga djali. Pas ngjarjes autori u largua, por të nesërmen u vetëdorëzua në polici.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i haxhi bacinozit islam mylkaj ekzekutimi i haxhi bacinozit islam mylkaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:24

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka publikuar në faqen e tij të Facebook një kronikë të ‘Ora News’ që është bërë në Berat në lidhje m...