Aktualitet

U gjet pa jetë në qeli, zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës

22 Prill 2019, 13:42 Nga DOSJA
U gjet pa jetë në qeli, zbulohet pas katër muajsh shkaku i

GREQI– Zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës në burgun e Koridhalosit në Greqi.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga overdoza por pasi ai u mbyt me një jastëk. Megjithatë ende nuk dihet se kush është autori i vrasjes së 33-vjeçarit. 

Shqiptari u vra më 28 janar teksa po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.

Ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge por gjithashtu në trupin e tij nuk u gjetën shenja duke e bërë më të besueshme vdekjene prej overdozës.

Burgu i Koridhalosit është kthyer në një “mallkim” për shqiptarët që vuajnë dënimin aty. Në të njëjtin burg është masakruar me thika Albert Bako. Pas tij u vra Bandiol Tusha. Ndërsa sherre të shumta janë zhvilluar mes grupeve shqiptare dhe greke në burg.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandiol tusha burgu i koridhalosit greqi bandiol tusha burgu i koridhalosit greqi

Sondazh

Poll