Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Tokës, ironia e gazetarit Zirkon Disha: Mbjellim kulla

22 Prill 2019, 11:14 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Tokës, ironia e gazetarit Zirkon Disha:

TIRANË– Gazetari Zirkon Disha ka ironizuar mbrojtjen e planetit Tokë, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale, Disha shkruan se Toka po mbrohet duke mbjellë kulla.

“Dita e Tokës, mbjellim kulla,”- shihet e shkruar në foton e publikuar nga gazetari. Vetë Disha shihet me një lopatë në dorë.

Dita e sotme është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Në 22 prill, mbi 1 miliard njerëz ndërgjegjësohen që në disa forma të përkujdesen për të. Çdo vit organizohen festivale dhe marshime në 192 shtete në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta, në kuadër të kësaj dite, ka bërë një apel për eliminimin e ndërtimeve pa leje

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita nderkombetare e tokes ilir meta zirkon disha dita nderkombetare e tokes ilir meta zirkon disha

Sondazh

Poll