Aktualitet

Arrestimet për Rinasin/Berisha: Pse qeveria u vërsulet të afërmve të Çalës, paratë po i futin në qypa balte

22 Prill 2019, 11:07 Nga DOSJA
Arrestimet për Rinasin/Berisha: Pse qeveria u vërsulet të

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha pas arrestimeve për grabitjen në Rinas është shprehur se shteti i Ramës pasi shpalli në kërkim Klement Çalën, tani u është vërsulur me arrestime të afërmve të tij.

Sipas Berishës të afërmit e Çalës janë njerëz që në jetën e tyre nuk kanë të regjistruar ndonjë shkelje ligji.  Berisha thekson se “narkos me uniformë po kërkojnë strofullën se ku do t’i vendosin disa dhjetëra mijëra euro”. 

“Për këtë qëllim, pasi e informuan të zhdukej, shpallen në kërkim Klement Çalen dhe tani janë vërsulur në arrestime të të afërmve të Çalës, njerëz që në jetën e tyre nuk kanë të rregjistruar ndonjë shkelje ligji por me shpresën e pashuar se ndonjëri prej tyre do pranojë të luajë rolin e Fred Alizotit, pra të bëje dëshmi të rreme në aferën e grabitjes shtetërore të shekullit në Rinas, njëlloj si Alizoti ne rastin e Agron Xhafës”, u shpreh Berisha. 

Reagimi i plotë:

Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.

Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.

Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit pra te beje deshmi te rreme ne aferen e grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas, njelloj si Alizoti ne rastin e Agron Xhefën.

Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.

Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje. Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuarit grabitja ne rinas klement cala sali berisha 4 te arrestuarit grabitja ne rinas klement cala sali berisha

Sondazh

Poll