Aktualitet

Panik në Vuno, rikthehet tmerri i grabitjeve, vaj, limona e vegla pune, ja ç’po ndodh para sezonit turistik

22 Prill 2019, 10:57 Nga DOSJA
Panik në Vuno, rikthehet tmerri i grabitjeve, vaj, limona e vegla pune, ja

VLORË- Një muaj para hapjes së sezonit turistik, fshati Vuno në Himarë është kthyer në një makth për të gjithë të moshuarit që jetojnë atje. Prej mëse një jave, në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur denoncime se hajdutët hyjnë në banesat e tyre, dhe marrin çfarë të gjejnë.

Sasi parash, vaj, limona, vegla punë dhe produkte ushqimore janë ‘të preferuarat’ e tyre. “Po na vjedhin shpirtin. Jemi pleq. Ky fshat është nën terrorin e grabitësve.”-thotë njëri nga denoncuesit.

Dosja.al kontaktoi me drejtuesit e Policisë në Vlorë dhe Himarë, të cilët pranuan se në Vuno dhe jo vetëm, ka një numër të lartë grabitjesh, por nuk dhanë statistika zyrtare. Policia e Shtetit nuk dha informacione lidhur me kërkimet për autorët e grabitjeve.

Edhe vitin e shkuar në këtë fshat ishte e njëjta situatë. Në harkun kohor të 2 javëve, në Vuno u grabitën rreth 15 banesa, ndërkohë që hajduti ishte një burrë nga Tirana, i cili grabiste banesat në fshat dhe më pas largohej.

Siguria në Vuno duhet të jetë primare për Policinë e Shtetit, pasi pak kohë më parë Kryeminsitri Edi Rama premtoi se ai do të pleqëronte aty së bashku me Koço Kokëdhimën. Por edhe pse Kryeminsitri i vendit ka shprehur dëshirën për të jetuar në fshatin mbi detin Jon, terrori mbetëron aty, ku grabitjet tashmë janë bërë të përnatshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitesi i vunoit grabitje ne vuno grabitesi i vunoit grabitje ne vuno

Sondazh

Poll