Sport

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

14 Nëntor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së bashku me disa trajnerë të këtij sporti.

Vetëm dy ditë më parë, kandidati dhe presidenti aktual, Theodhor Masllavica, dha dorëheqjen, duke i lënë rrugë të lirë kandidates së vetme, trajneres nga Elbasani, Eglantina Çuni. Por gjërat u komplikuan ditën e zgjedhjes.

Elez Gjoza kërkoi me doemos që të rikthehej në garë për të kandiduar, por Komisioni Zgjedhor nuk e pranoi këtë gjë. Si rrjedhojë, ai së bashku me disa trajnerë mbështetës, tentuan me forcë të futeshin në sallë dhe të prishnin Asamblenë, duke ia dalë.

Komisioni Zgjedhor vendosi që të tërhiqet, për të caktuar datën 14 dhjetor për zhvillimin e një Asambleja të Jashtëzakonshme. Gjithashtu u arrit edhe qëllimi i rikthimit të Elez Gjozës në garë, duke konfirmuar në një farë mënyre, edhe fituesin e garës së ardhshme, pavarësisht se së bashku me të, do të jenë kandidatë edhe ish-peshngritësit Kreshnik Leka dhe Asim Belinova.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll