Sport

Fiton dhe kryeson Brazili, Arturo Vidal “heroi” i Kilit…

14 Nëntor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Fiton dhe kryeson Brazili, Arturo Vidal “heroi” i Kilit…

BRAZIL – Ndërkohë që në Europë zhvillohen ndeshjet për Nations League 2021, në kontinentin latino-amerikan luhen ndeshjet kualifikueset të kësaj zone, për botërorin Katar 2022. Pas tri ndeshjesh, Brazili dominon renditjen e grupit me pikë të plota.

Në të gdhirë të ditës së sotme, “Seleçao” ka mundur me rezultatin 1-0 Venezuelën, në një ndeshje ku ndjehej mungesa e Nejmar, i cili do të jetë pushim një muaj për shkak dëmtimi. Goli i fitores u shënua në minutën e 66-të, kur Gabriel Zhezus pasoi për Firminon, i cili nuk gaboi para portës, duke shënuar një gol me vlerë tri pikësh.

Me 9 pikë pas tri ndeshjeve, Brazili është i qetë në kryesim si skuadra e vetme me pikë të plota në këto kualifikuese, i ndjekur nga Argjentina me 7 pikë, që barazoi 1-1 një ditë më parë me Paraguajin.

Ndërkohë, në këtë grup, duket se u zgjua Kili, që regjistroi fitoren e parë duke mundur Perunë me shifrat 2-0. Të dy golat u shënuan nga Arturo Vidal (19’, 34’), i cili mbetet një nga elementët kyç të kësaj kombëtareje.

Tani Kili ka 4 pikë pas 3 ndeshjeve të para, duke synuar që në vijim të shkurtojë diferencën, që ka me skuadrat më lart, për t’u kthyer mes 5 vendeve të para, që të sigurojnë një biletë për Botërorin.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentina arturo vidal boterori katar 2022 brazili firminio gabriel zhezus kili nejmar selecao argjentina arturo vidal boterori katar 2022 brazili firminio gabriel zhezus kili nejmar selecao

Sondazh

Poll