Sport

Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës U-21, kualifikimi në finale një ëndërr…

13 Nëntor 2020, 22:01 Nga DOSJA
Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës U-21, kualifikimi në finale

PRISHTINE – Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 ka fituar përballë bashkëmoshatarëve të Kosovës për eliminatoret e Europianit U-21, duke siguruar përfundimisht vendin e tretë në grupin 3. Kjo përbën një sukses për kuqezinjtë tanë të rinj, paçka se shpresat për t’u kualifikuar për në finale, janë vetëm një mundësi teorike.

Suksesi i sotëm në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, është kurorëzuar me golin e vetëm të këtij takimi, shënuar nga Enis Çokajt në minutën e 35-të, i cili fiksoi edhe fitoren me rezultatin e ngushtë 1-0 të kuqezinjve të Shqipërisë.

Ndeshja e sotme mes dy skuadrave dhuroi një pjesë të parë shumë të balancuar, ku thuajse munguan rastet në portat kundërshtare. Gjithsesi, kuqezinjtë u treguan shumë cinikë në lojën e tyre, duke mbrojtur mirë dhe duke goditur me rastin e parë që iu shfaq.

Pas një goditjeje nga këndi, Çokaj me kokë çoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin përfaqësueses sonë U-21, e cila sot drejtohej nga Mustedanagiç që zëvendësoi Bushin e infektuar me Covid-19.

Në vijim futbollistët e rinj të Kosovës, i shtuan më tepër përpjekjet e tyre, por traversa e goditur nga Mustafa dhe disa ndërhyrje të portierit Selmani, bënë që kuqezinjtë të shpëtojnë dhe të kthehen prapa për ta administruar avantazhin e krijuar.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Shqipërisë, e cila u ngjit në kuotën e 14 pikëve, duke siguruar matematikisht vendin e tretë në grup, pas Austrisë që ka një pikë më tepër.

Në ndeshjet e fundit në grup më 17 nëntor, Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Anglisë që kryeson grupin me 25 pikë, ndërsa Austria me 15 pikë do të presë në shtëpi Andorrën.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andorra anglia austrias enis cokaj kombetarja u 21 kosova u-21 kuqezinjte e rinj shpresa andorra anglia austrias enis cokaj kombetarja u 21 kosova u-21 kuqezinjte e rinj shpresa

Sondazh

Poll