Sport

Në shtrat dhe në gjendje jo të mirë, ish-bashkëshortja e Buffon me koronavirus:Jam simptomatike

13 Nëntor 2020, 21:57 Nga DOSJA
Në shtrat dhe në gjendje jo të mirë, ish-bashkëshortja

ITALI– Nuk ka aspak një pamje të mirë. Po flasim për Alena Seredoava, ish-bashkëshorten e portierit të Juventusit Gigi Buffon. Nëpëmjet Instagramit Seredoava njoftoi se është prekur nga koronavirusi.

 

 

 

A post shared by Alena Šeredová (@alenaseredova)

“Pozitive dhe simptomatike. Edhe pse isha shumë e kujdesshme unë hasa këtë shqetësim të padëshirueshëm. Jam në shtëpi e izoluar dhe shpresoj që e gjithë kjo të kalojë sa më shpejt … Për mua dhe për të gjithë ata që janë më në vështirësi se unë.Sa më shumë durim!” Ishte mesazhi i modeles çeke.

Në vitin 2011 Seredoava dhe Buffon kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, ndërsa në vitin 2014 çifti u nda për shkak të tradhëtive të vazhdushme të portierit të Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alena seredoava buffon juventus alena seredoava buffon juventus

Sondazh

Poll