Sport

Trajneri Egbo rrëfen jetën bardheblu: “Nuk do ju them kurrë lamtumirë!”

13 Nëntor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Trajneri Egbo rrëfen jetën bardheblu: “Nuk do ju them kurrë

TIRANE – Emanuel Egbo u shkarkua dje nga stoli i Tiranës. Bardheblutë nuk humbën kohë, teksa ulën në pankinë sot Nevil Deden. Në një komunikim live në “Facebook”, nigeriani gjen kohë të falenderojë të gjithë, duke filluar që nga punëtorët e fushës e deri te presidenti Halili. Sa i përket të ardhmes, ai tha se është koha për të pushuar.

Ofertë nga Nigeria? “Nëse do të më ofrohet një mundësi e tillë, normal që do e pranoj pasi është vendi im I lindjes pasi është si të thërrasi vendi juaj për të bërë ushtrinë”. Është kënaqësi që kam qenë pjesë e Tiranës dhe dua t’i falenderoj të gjithë për mbështetjen që kam më dhënë”.

E ardhmja? “Është koha për të pushuar pak, pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë e çfarë do të na sjelli Zoti. Oferta normale që ka pasur dhe do të ketë”.

Lojtari më i mirë që kam drejtuar? “Si e kam shprehur gjithmonë dhe kështu do jemi unë në çdo punë. Për mua e rëndësishme është grupi edhe pse do të ketë lojtar cilësorë. Nëse një skuadër nuk është grup, për mua nuk vlen asgjë. Futbolli nuk luhet një kundra një, por luhet 11 kundër 11”.

Jeni respektuar nga drejtuesit e klubit? “Për mua çdo fillim e ka një fund, pavarësisht si vjen. Tirana është klubi i madh dhe duhet ta shikojmë si do të eci. Polemikat nuk i shërbejnë askujt”.

Ndeshjet që do të mbani mend te Tirana? “Ka shumë ndeshje siç e kam thënë. Sezonin e kaluar ishte ndeshja ndaj Partizanit, ku fituam 2-1 pas 6 vitesh e kjo ka qenë një nga ndeshjet më të bukur dhe më emocionale. Po ashtu edhe fitorja 5-1, por edhe fitorja ndaj Kukësit ku arritëm të dilnim në vend të parë”.

Kush e fiton kampionatin? “Është rrugë e gjatë, pasi ka shumë ndeshje përpara. Shpresoj që të fitojë Tirana, por ka edhe shumë skuadra të tjera në luftë”.

Largimi dhe e ardhmja? ”Është koha për të pushuar pak, e më pas do shikojmë si janë gjërat. Unë jam mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë. Ky është ekipi më i madh në Shqipëri. Ju jeni lojtari i 12-të i ekipit. Keni qënë pjesa më e rëndësishme. Dashtë zoti, do fitoni kampionatin si herën e kaluar.

Dua të falenderoj klubin, duke filluar që nga presidenti, përfshi dhe lojtarët. Jam këtu për të falenderuar mbështetësit. Me gjëra të tjera sot nuk dua të merrem. Dua të falenderoj gjithë ata që kanë qënë pjesë e kësaj historie, të gjithë ata që na çuan deri në “play-off” të Europa League. Shpresoj që ju do vazhdoni, sepse ky është klubi i zemrës. Nuk ka rëndësi kush është, trajner apo lojtar, ju duhet ta mbështetni.

Falenderoj pjesëtarët, të gjithë, madje edhe punëtorët e fushës. Falenderoj edhe ata që kanë lëvizur, ata që nuk janë më. Jam mirënjohës. Jam i befasur nga komentet pozitive. Ky klub është më i madh se çdo njeri. Mbështeteni këtë klub në çdo cep të Shqipërisë.

Nuk do ju them kurrë lamtumirë. Nuk kam për të folur asgjë keq për këtë klub. Unë do jem Egbo, që ju keni njohur. Uroj që ky klub do ecë përpara. Kanë qënë emocione të papara, si ajo që përjetuam ndaj Kukësit apo Partizanit.

Kanë qënë situata që kemi patur emocion pafund. Nuk besoj se do përsëriten më. Kam qënë bashkë me ju në të gjitha ndeshjet,” – deklaroi ish-trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo kukesi nevil dede partizani presidenti halili tirana trajneri egbo emanuel egbo kukesi nevil dede partizani presidenti halili tirana trajneri egbo

Sondazh

Poll