Sport

Dëmtime, koronavirus e pandemi,Liverpool mbetet pa “faraon”, Salah infektohet me COVID-19

13 Nëntor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Dëmtime, koronavirus e pandemi,Liverpool mbetet pa “faraon”,

ANGLI– Muaji nëntor mund të konsiderohet i mallkuar për skuadrën e Liverpool. Trajneri Jurgen Klopp ka humbur pjesët, duke nisur fillimisht me Van Dijk, mbrojtësi holandez pësoi atë dëmtim horror ndaj Everton, gjë që do e lejë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Joe Gomez dhe Alexander Arnold janë dy lojtarët e tjerë që Klopp nuk do i përfshijë në skuadër për shkak të gjendjes fizike.

Ndërsa tani Liverpool duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Mohamed Salah, i cili është prekur nga koronavirusi. 28-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren e tij, që pret nesër Togon, takim për Kupën e Afrikës. Salah, autor i 10 golave në këtë sezon, nuk ka simptoma sipas njoftimit të Federatës Egjiptiane të Futbollit dhe ka nisur menjëherë karantinën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool mohamed salah liverpool mohamed salah

Sondazh

Poll