Sport

Kombëtaret “copëtojnë” Interin, Conte merr lajmin që nuk do të donte: Hakimi dëmtohet ndërsa Brozovic rezulton me COV

13 Nëntor 2020, 22:24 Nga DOSJA
Kombëtaret “copëtojnë” Interin, Conte merr lajmin

BOTA-Gëzim dhe hidhërim për Achraf Hakimin. Mbrojtësi i Interit doli nga fusha me dhimbje gjatë ndeshjes Marok-Central Africa (e vlefshme për kualifikuese për Kupën e Botës) mbrojtësi zikaltër u dëmtua pas një ndërhyrjeje nga portieri kundërshtar.

Hakimi kishte shënuar golin e pare të takimit me ndeshjen që përfundoi 4-1. Gjendja e lojtarit do të mësohet më mirë të shtunën, lojtari do ti nënshtrohet disa analizave dhe do të kuptohet goditja e marrë.

Lajmet e këqija për Interin nuk përfundojnë këtu sepse Marcelo Brozovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithçka lidhet me çështjen Vida, që u zëvendësua në pjesën e parë të miqësores Turqi-Kroaci ku më vonë rezultoi pozitiv me kovid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte brozovic hakimi inter antonio conte brozovic hakimi inter

Sondazh

Poll